Ne kuader te projektit“Zëri i të Rinjve për Drejtësi dhe të Drejta”me temë ”Të drejtat e aftësisë së kufizuar, aktivizmi dhe vendimmarrja” nga “Terre des Hommes ne Shqiperi” m beshtetur nga “Austrian Development Agency”.
Me objektiv :“Te mbeshtese dhe te mundesoje te rinjte me aftesi te kufizuara drejt fuqizimit dhe pjesemarrjes se tyre ne komunitetet lokale”
Ky projekt eshte i fokusuar ne Thirrjen e kryer per kete projekt dhe objektiva specific qe kan per qellim te vendosin praktiken me te mire te mundshme dhe mundesi per persona te rinj me aftesi te kufizuar per te kerkuar mundesi drejt fuqizimit te tyre ne pjesemarrjen aktive si qytetare dhe ne shoqeri vecanerisht ne komunitetet e tyre locale.
Aktiviteti i zhvilluar : Organizimi i shkolles dimerore me teme “Te drejtat e aftesise se kufizuar, aktivizmi dhe vendimmarrja”
Ne datat 19,20,21,22 prill 2023 u zhvillua ne qytetin e Durresit trajnimi 4-ditor ku pati si qellim trajnimin e 15 te rinjve me aftesi te kufizuara nga Njesite Administrative te Bashkise se Tiranes, te cilet u bene bashke dhe per here te pare diskutuan duke patur mundesine te rrisin njohurite e tyre jo vetem mbi kuadrin Ligjor Nderkombetar dhe Kombetar, por mbi rendesine e aktivitetit te tyre. pjesemarrja ne jeten e komunitetit lokal dhe si mund te permiresojne jeten e tyre duke u angazhuar ne proceset e vendimmarrjes dhe avokimit.Shkolla dimerore me teme “Te drejtat e aftesise se kufizuar, aktivizimi dhe vendimmarrja” ishte nje aktivitet 4-ditor dhe mbi te gjitha do te perdoret si nje aktivitet qe do te krijoje nje rrjet te te rinjve me aftesi te kufizuara qe jetojne ne zonat rurale te Bashkise se Tiranes, i cili do te perdoret me tej per te kontaktuar me shume bashkemoshataret e tyre dhe per te rritur me tej ndergjegjesimin per rendesine e aktivizmit dhe pjesemarrjes rinore per rritjen e te drejtave te aftesise se kufizuar ne Shqiperi.