$0.00

No products in the cart.

$0.00

No products in the cart.

Kreu Blog

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Tiranë të ndertojë rrethimin e kufijve të rinj të pronës…

0
Bashkia Tiranë

BASHKIA TIRANE
KRYETARI

URDHËR Nr. 1S247/2 datë 27.06.2023

PËR
PERMBUSHJEN E DETYRIMEVE QE LINDIN NGA TITULLI EKZEKUTIV, VENDIMI NR. 425, DATË 28.02.2023, I GJYKATËS ADMINISTRAT1VE TE SHKALLËS SE PARE TIRANE, NE FAVOR TË KREDITORIT “SHOQERIA HUMANITARE E INVALIDËVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIKË TE SHQIISERISE

Bazuar në nenin 8, pika 2, nenin 9, pika I, nënpika 1.1, shkronja “b” dhe nenin 64 shknonja a”, të ligjit nr. 139/2015 “Per qeverisjen vendote”, të ndryshuar, nenit 510, nenit 511 dhe nenit 515, te ligjit nr. 8116, date 29.03.1996 “Kodi i Procedures Civile i Republikes se Shqiperise”, të ndryshuar, ligjit nr. 49, date 03.05.2012 “Per Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”, te ndryshuar, urdhërimit nr. 385/7, date 28.06.2017, te Ministrit të Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë “Për caktimin e tarifave per sherbimet e ofruara nga sherbinsi permbarinnor gjyqësor privat”, të ndryshuar, udhezimit nr. 1, date 04.06.2014 “Per menyren e ekzekutimit të detyrimeve monetare të njesive të qeverisjes se pergjithshme ne llogari te thesarit”, vendimit nr. 425 date 28.02.2023 te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tiranë, shkreses nr. 451 prot., date 08.05.2023 nga Zyra Perrnbarimorn Private “TDR Group” sh.p.k, si dhe Memos nr. 19247 prot., date 22.05.2023, te Drejtorisë së Ankimirneve,

URDHEROJ

1. Permbushjen e detyrimit në favor te kreditorit “Shogëria Hurnanitare e Invalidëve Paraplegjik dhe Tetraplegjik të Shqiperise”, lindur nga titulli ekzekutiv, vend. nr. 425, date 28.02.2023 te Gjykates Administrative të Shkalles se Pare Tirane, ku është vendosur:

• Pranimi i kerkesepadise se paraqitur nga paditesi Shoqata Hurnanitare e Invalideve Paraplegjik dhe Tetraplegjik te Shqiperisë.

• Detyrimin e pales se padhur Bashkia Tirane të ndertojë rrethimin e kufijve të rinj te prones nr. 99 “Repan Ushtarak nr. 5011/45, me vendndodhje ne Surrel, Farke, Tirane dhe me elementet që lidhen me rrethaimin, duke i kthyer ato ne gjendjen e meparshme rehabilitimin sipas pikës 3 të VKM nr. 478, date 17.06.2020 “Per kalimin në pronesi, nga Mininria e Mbrojtjes te Bashkia Tiranë, të një siperfaqe trualli funksional dhe të disa objekteve, brenda territorit te prones nr. 99, me emënins “Ish-Reparti Ushtarak nr. 5011/45”, me vendndodhje ne Surrel, Farke, Tirane, dhe per një ndryshim ne vendimin nr. 515. d. 18.07.2003, të Keshillit te Minis.. “Per miratimin e listës se inventarit të pronave të paluajtshme shteterore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.

[ Shkarkoni vendimin e ploltë në PDF ]

Shoqata e Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë (SHIPT) ka fituar në Gjykatë Administrative ndaj Bashkisë Tiranë

0
Ndrekë Ismaili - kryetar

Ndrekë Ismaili – kryetar i shoqatës

#GjykataTiranës #PAK #BashkiaTiranë

Shoqata e Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë (SHIPT) ka fituar në Gjykatë Administrative ndaj Bashkisë Tiranë, pasi kjo e fundit prej tre vitesh nuk ka zbatuar marrëveshjen për t’i bërë të aksesueshme mjediset e dhëna për përdorim për këtë komunitet.

Aktualisht, godina janë pa rrjet inxhinierike, pa dyer apo dritare dhe me infrastrukturë të papërshtatshme si shkallë betoni apo rrugë të amortizuara. Vendimi i gjykatës nënkupton që tashmë Bashkia Tiranë duhet t’i kryejë të gjitha këto shërbime.

/Tre vite pa shërbime…

Shiko videon në FB:
https://www.facebook.com/watch/?v=267800812295193

Ne kuader te projektit“Zëri i të Rinjve për Drejtësi dhe të Drejta”me temë ”Të drejtat e aftësisë së kufizuar, aktivizmi dhe vendimmarrja” nga “Terre des Hommes ne Shqiperi” m beshtetur nga “Austrian Development Agency”.

0
Ne kuader te projektit“Zëri i të Rinjve për Drejtësi dhe të Drejta”me temë Të drejtat e aftësisë së kufizuar, aktivizmi dhe vendimmarrja” nga “Terre des Hommes ne Shqiperi” m beshtetur nga “Austrian Development Agency”.
Me objektiv :“Te mbeshtese dhe te mundesoje te rinjte me aftesi te kufizuara drejt fuqizimit dhe pjesemarrjes se tyre ne komunitetet lokale”
Ky projekt eshte i fokusuar ne Thirrjen e kryer per kete projekt dhe objektiva specific qe kan per qellim te vendosin praktiken me te mire te mundshme dhe mundesi per persona te rinj me aftesi te kufizuar per te kerkuar mundesi drejt fuqizimit te tyre ne pjesemarrjen aktive si qytetare dhe ne shoqeri vecanerisht  ne komunitetet e tyre locale.

 

 

Aktiviteti i zhvilluar : Organizimi i shkolles dimerore me teme “Te drejtat e aftesise se kufizuar, aktivizmi dhe vendimmarrja”

Ne datat 19,20,21,22 prill 2023 u zhvillua ne qytetin e Durresit trajnimi 4-ditor ku pati si qellim trajnimin e  15 te rinjve  me aftesi te kufizuara nga Njesite Administrative te Bashkise se Tiranes, te cilet u bene bashke dhe per here te pare  diskutuan duke patur mundesine te rrisin njohurite e tyre jo vetem mbi kuadrin Ligjor Nderkombetar dhe Kombetar, por mbi rendesine e aktivitetit te tyre. pjesemarrja ne jeten e komunitetit lokal dhe si mund te permiresojne jeten e tyre duke u angazhuar ne proceset e vendimmarrjes dhe avokimit.Shkolla dimerore me teme “Te drejtat e aftesise se kufizuar, aktivizimi dhe vendimmarrja” ishte nje aktivitet 4-ditor dhe mbi te gjitha do te perdoret si nje aktivitet qe do te krijoje nje rrjet te te rinjve me aftesi te kufizuara qe jetojne ne zonat rurale te Bashkise se Tiranes, i cili do te perdoret me tej per te kontaktuar me shume bashkemoshataret e tyre dhe per te rritur me tej ndergjegjesimin per rendesine e aktivizmit dhe pjesemarrjes rinore per rritjen e te drejtave te aftesise se kufizuar ne Shqiperi.

Takim i Presidentit te Shoqates z.Ndrek Ismajli me Prefektin e Tiranes z.Afrim Qendro

0

Presidenti i Shoqates z.Ndrek Ismajli zhvilloi nji takim, me Prefektin e Tiranes z.Afrim Qendro dhe stafin e tij,per te gjetur nje zgjidhje per restaurimin e zyrave ne Surrel.Me konkretisht per kete problem do zhvillohet nje takim dy palesh mes Shoqates dhe stafit te Prefektures ne fillim te vitit 2022.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryetari i Shoqates z.Ndrekë Ismailaj mbron interesat e Invalideve Para- dhe Tetraplegjike të Shqipërisë interviste ne Top Channel

0
Ndrekë Ismailaj - Top show

Kryetari i Shoqates z.Ndrekë Ismailaj mbron interesat e Invalideve Para- dhe Tetraplegjike të Shqipërisë, interviste ne Top Channel

Prononcimi i Kryetarit te Shoqates z.Ndrek Ismajli per protesten e nje grup Invalidesh Paraplegjik para Kryeministrise

0

http://www.mcntv.al/2021/12/01/ismailaj-k-rkesat-e-paraplegjik-ve-nuk-jan-refuzuar-ato-nuk-jan-marr-fare-n-konsiderat?fbclid=IwAR1rT1KBzwg7lm99aUqQG0Ji0NCwsL-fWjfAgntnIANjwCKm8QgB1n2Sid4

Interviste e z.Ndrek Ismajli ne Televizionin SCAN

0

Cfare vemendje merr Mbojtja Sociale ne buxhetin e 2022?

Apeli i fortë i invalidit: 19 vjet shteti s’më gjeti një karrocë, na e nxitë jetën

0
Ndreka reagon

oranews.tv, 15 nëntor 2017

Ndrekë Ismailaj, kreu i Shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjikë, ka lëshuar akuza të forta në drejtim qeverisë lidhur me gjendjen në të cilat ndodhet prej vitesh kjo kategori, ku shteti nuk ka bërë të mundur as pajisjen e tyre me karroca. Ismailaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të qeverisë në Komisionin e Shëndetësisë, ka kërkuar që shteti të mos i mashtrojë më me premtime si dhe t’u kthejë detyrimet e prapambetura, duke bërë dhe një apel të fortë: “Më lini të jetoj vitet që me kanë mbetur“.

Ndrekë Ismailaj: “Qeveria shqiptare nuk hap asnjë fond megjithëse e ka të sanksionuar me ligj, VKM, për të pajisur para e Tetraplegjikët me mjete ndihmëse lëvizëse dhe prej 18 vitesh unë akoma nuk kam marrë një karrocë, por jemi bërë si lypësit nëpër kisha e xhamia, apo donatorë të ndryshëm.

Mos na mashtroni me këtë fond social se na keni nxirë jetën. Është që në 2002 që flitet për këtë fond social dhe nuk ështëbërë kurrë e nuk ka për tu bërë kurrë. Mos mashtroni. E keni të shkruar në ligj nëse një person del paraplegjik i përshtatet banesa ju nuk merreni fare me të.

Mos shikoni i majtë apo i djathtë. Jam paraplegjik, në karrocë. Më ka ndodhur një fatkeqësi në moshën më të bukur të jetës time, sapo kisha nisur jetën. S’po më lini të jetoj dhe 10- 15 vitet që më kanë mbetur.

POSTIMET E FUNDIT